Aktualitet

EMRI/ "Urdhëroi" të dashurin për të masakruar burrin, gjykata lë në burg 29-vjeçaren në Fier

29-vjeçarja e cila u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vendosur në pranga dy ditë më parë. Ndërkohë, sipas informacioneve, autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim.

17 Prill 2025, 11:43 Nga M.B
EMRI/ "Urdhëroi" të dashurin për të masakruar
Melisa Hoxhallari dhe Klement Beqaj

FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Hoxhallarin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar në Fier. 

29-vjeçarja e cila u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vendosur në pranga dy ditë më parë. Ndërkohë, sipas informacioneve, autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim.

Gledian Hoxhallari u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal te ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj. Kjo ngjarje ndodhi në sy të fëmijës së çiftit që ishte në proces divorci. 

Fëmija i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largohej, por ajo ka ikur duke e lënë djalin me të atin në gjendje kritike.

melisa hoxhallari dhe klement beqaj

Sondazh

Poll