Sport

Mes Brazilit dhe Real Madridit, Jurgen Klopp mund të bëhet trajneri i ri i Seleçaos

Trajneri gjerman është gati të nisë bisedimet me Federatën e Futbollit të Brazilit për t'u bërë trajneri i ri i Seleçaos.

17 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA

Mes Brazilit dhe Real Madridit, Jurgen Klopp mund të bëhet trajneri i

BRAZIL - Jurgen Klopp mund të startojë sërish nga Brazili. Sipas Fichajes, ish-trajneri i Liverpool ka shprehur disponueshmërinë e tij për të trajnuar kombëtaren braziliane, gjë që e liroi Dorivalin nga detyrat e tij javët e fundit. Trajneri gjerman, pra, është gati të nisë bisedimet me Federatën e Futbollit të Brazilit për t'u bërë trajneri i ri i Seleçaos.

Pasi i tha lamtumirë Liverpool-it në verë, Klopp ka vendosur të bëjë një pushim: pozicioni i tij ekzekutiv në grupin sportiv Red Bull nuk do të ishte në lartësinë e pritshmërive të tij, ndaj për këtë arsye ai ka menduar një rikthim në fushë, me kusht që të plotësohen disa gjëra.

Për momentin Klopp nuk ka pasur ende kontakte me drejtorët e Amerikës së Jugut, por nisur nga hapja nuk përjashtohet që të ketë lajme në javët në vijim. Do të mbetet për t'u parë edhe pozicioni i Carlo Ancelottit, pasi trajneri gjerman mbetet një nga emrat në krye të listës së Blancos për të zëvendësuar trajnerin italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll