Sport

Jack Grealish, për shkak të "bëmave" të tij, gjithnjë e më i largët nga Man.City...

Mesfushori sulmues Jack Grealish, për shkak të mungesës së hapësirës, por dhe sjelljes së tij, me gjasa do të kthehet në qendër të vëmendjes në tregun e transferimeve.

17 Prill 2025, 12:00 Nga DOSJA

Jack Grealish, për shkak të "bëmave" të tij,

ANGLI - Mesfushori sulmues anglez, në fakt, është gjithnjë e më i largët nga Manchester City dhe me shumë gjasa do të largohet nga klubi këtë verë. Aston Villa, Newcastle dhe Tottenham, sipas Fichajes, kanë zhurmuar 'ujërat' javët e fundit për të kuptuar fizibilitetin e operacionit.

Sulmuesi i Manchester City po kalon një periudhë të vështirë në Etihad dhe e ardhmja e tij është bërë një temë e nxehtë në planifikimet e klubeve angleze përpara sezonit të ardhshëm edhe për shkak të sjelljes së tij jashtë fushës së futbollit.

Grealish nuk ka arritur të krijojë një hapësirë ​​për veten e tij në skuadrën e Pep Guardiolës, kjo është arsyeja pse klube të ndryshme të Premierligës kanë lëvizur për të kaluar përpara konkurrencës.

Eshtë e qartë se lojtari mund të vendosë të kthehet te Villans, një ekip me të cilin luajti deri në vitin 2021, duke bërë 213 paraqitje, ku shënoi 32 gola, duke dhënë dhe 41 asistime.

Javët e fundit Grealish, i njohur për "bëmat" e tij jashte fushës, ishte protagonist i një episodi të veçantë. Një burrë është arrestuar dhe akuzuar për sulm ndaj lojtarit të Manchester Cityt në fund të derbit të Mançesterit kundër United. 

Daily Mail e raportoi këtë, duke rindërtuar të gjithë episodin: mesfushori po largohej nga fusha duke u nisur drejt tunelit që çon në dhomat e zhveshjes, kur ndodhi incidenti i supozuar, i cili shkaktoi fillimin e një hetimi policor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll