Sport

VIDEO / Arsenali largon “të pathyeshmit” nga Champions League!

Në “Bernabeun” e famshëm skuadra e Artetës fiton sërish duke mundur 2-1 spanjollët për të merituar gjithçka për kualifikimin në gjysmëfinale, duke nxjerrë jashtë kompeticionit 15 herë fituesit e Champions League.

16 Prill 2025, 23:02 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali largon “të pathyeshmit” nga Champions League!

SPANJE – Arsenali bën ëndrrën realitet dhe zhgënjen të gjithë spanjollët për pritshmëritë e mëdha të një përmbysje të asaj fitoreje të madhe në Londër 3-0.

Në “Bernabeun” e famshëm skuadra e Artetës fiton sërish, duke mundur 2-1 spanjollët për të merituar gjithçka për kualifikimin në gjysmëfinale duke nxjerrë jashtë kompeticionit 15 herë fituesit e Champions League.

Topçinjtë kalojnë të parët në avantazh në mintuën e 65-të me Saka, i cili korrigjon kështu gabimin me penalltinë e humbur në fillimin e ndeshjes.

Megjithatë festa e anglezëve zgjat pak pak pasi është një mosmarrëveshje e raprtit mborjtës që sjell brenda një minute barazimin e rezultatit 1-1 me Vinicius.

Në fundin e takimin, pikërisht në minutën e 93-të Martinelli shënon edhe golin e fitores për Arsenalin i cili në gjysmëfinale do të përballet me francezët e PSG-së.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll