Sport

VIDEO / Interi eliminon Bayern Munich dhe shkon në gjysmëfinale!

Edhe pse barazuan 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Itali, por vendimtare rezultoi ndeshja e parë në Mynih ku fituan 2-1 për të mbyllur të dyja përballjet me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

16 Prill 2025, 22:54 Nga DOSJA
VIDEO / Interi eliminon Bayern Munich dhe shkon në gjysmëfinale!

ITALI – Interi kualifikohet në gjysmëfinale pasi eliminon Bayern e Munich, atje ku e pret Barcelona. Edhe pse barazuan 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Itali, por vendimtare rezultoi ndeshja e parë në Mynih ku fituan 2-1 për të mbyllur të dyja përballjet me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Bayerni i Mynihut ndëshkon Interin për 1-0 duke zhbllokuar takimin, gjërat përmbysen për 3 minuta.

Harry Kane shfaqet me instiktin e ‘vrasësit’ brenda zonës, duke mposhtur portierin Somme në minutën e 52-të.

 

Zgjat shumë pak epërsia e Bayernit, pasi Lautaro kthen baraspeshën në rezultat në minutën e 58-të.


Ndërkohë që 3 minuta më pas zikaltrit përmbysin gjithçka me Pavard me një gol nga goditja këndit që kthen ndeshjen në favorin e sajë 2-1. Edhe pse gjermanët arritën të barazonin 2-2 me Dyer në minutën e 76-të, nuk i e shpëtuan dot eliminimin.

 


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll