Sport

Ancelotti me superlativa: "Nuk kam parë kurrë një lojtar si Cristiano Ronaldo"

Trajneri italian i Real Madridit ka punuar me portugezin midis 2013 dhe 2015

16 Prill 2025, 18:20 Nga DOSJA
Ancelotti me superlativa: "Nuk kam parë kurrë një lojtar si

SPANJE - Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Cristiano Ronaldon, me të cilin ka punuar në Real Madrid mes viteve 2013 dhe 2015. Duke folur për radiostacionin zviceran RSI, trajneri i Merengues lavdëroi edhe një herë ndërkombëtarin portugez.

"Ronaldo është një talent i madh, fizikisht dhe teknikisht. Është natyra e tij. Dhe ai i plotësoi këto karakteristika me një seriozitet dhe profesionalizëm unik. Nuk kam parë kurrë një lojtar kaq të vëmendshëm, të përgatitur dhe të përqendruar. Ai është një referencë për të tjerët për sa i përket përgatitjes", tha Ancelotti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll