Sport

“Operacioni fshesa” te Chelsea gjatë verës: 23 lojtarë me çanta në duar...

Një listë e gjatë ku është edhe sulmuesi I Kombëtares kuqezi Armando Broja…

16 Prill 2025, 18:09 Nga DOSJA
“Operacioni fshesa” te Chelsea gjatë verës: 23

ANGLI - Është e sigurt se Chelsea do të jetë një nga pikat kryesore të merkatos së ardhshme. Është bërë e zakonshme të shohësh klubin londinez duke negociuar me dhjetëra futbollistë në çdo dritare dhe tjetra me siguri nuk do të jetë përjashtim.

Në shtypin anglez tashmë kanë nisur të bëhen përllogaritjet dhe sa i përket largimeve tashmë flitet për diçka rreth 23 lojtarë të gatshëm për të kaluar në vende të tjera, që do të thotë një rikthim prej gati 500 milionë eurosh, mes transferimeve dhe pagave.

Ka disa raste dhe modele biznesi në këtë listë shteruese, por në këtë pikë, këta janë lojtarët që së shpejti mund të largohen nga Stamford Bridge:

Wesley Fofana, Mykhailo Mudryk, Christopher Nkunku, Kiernan Dewsbury-Hall, Robert Sanchez, Noni Madueke, Marc Guiu, David Datro Fofana, Reece James, Ben Chilwell, Axel Disasi, Andrey Santos, Joao Felix, Lesley Ugochukheuman, Armando Broja, Kepa Arrizabalaga, Mike Penders, Deivid Washington, Caleb Wiley, Alfie Gilchrist dhe Bashir Humphreys.

Këta lojtarë janë planifikuar të largohen nga Chelsea me fillimin e sezonit të ri.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll