Aktualitet

Plagosja në Tiranë, shkak i konfliktit paratë me fajde

Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë. 2 prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.

16 Prill 2025, 21:56 Nga N.F
Plagosja në Tiranë, shkak i konfliktit paratë me fajde
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur te "Rruga e Kosovarve" pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas burime për Dosja.al të shtënat janë regjistruar pas një konflikti për para me përqindje. 

Mësohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë. 2 prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.

Në vendngjarje është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt. Në vendgjarje është gjetur vetëm një gëzhojë. Një i plagosur mësohet se është dërguar për mjekim në një spital privat. 

te shtenat te diga e liqenit artificial

Sondazh

Poll