Politike

"Asnjëherë nuk jemi shkëputur nga qëllimi për t'u anëtarësuar në BE," Rama: Pas rënies së komunizmit shqiptarët thirrën ‘E duam Shqipërinë si Europa’! Me bufin e mori lumi

Ai u shpreh se çdo figurë e shquar ka tha një kontribut teksa theksoi luftën e rilindasve për një alfabet të përbashkët te Ismail Qemali që kishte qëllim bashkimin me Perëndimin. Rama theksoi se shqiptarët nuk janë shkëputur asnjëherë nga qëllimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

16 Prill 2025, 19:44 Nga N.F
"Asnjëherë nuk jemi shkëputur nga qëllimi për
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me votuesit për herë të parë në Tiranë u kthye pas në kohë duke kujtuar figura të shquara të Shqipërisë si dhe kontributin e tyre. Rama foli që nga koha e Skënderbeut e deri në rrëzimin e diktaturës.

Ai u shpreh se çdo figurë e shquar ka tha një kontribut teksa theksoi luftën e rilindasve për një alfabet të përbashkët te Ismail Qemali që kishte qëllim bashkimin me Perëndimin. Rama theksoi se shqiptarët nuk janë shkëputur asnjëherë nga qëllimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ai tha se shqiptarët pas rënies së komunizmit bënin thirrje që e donin vendin si Evropa por sipas tij pas ardhjes në pushtet të Berishës Shqipërinë e mori lumi.

"Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, nuk donte të shkonte në BE – sepse nuk kishte BE atëherë – por ai na tregoi se atje ishte destinacioni. Kur erdhën rilindasit, ende nuk kishte BE, por ata luftuan për një alfabet të përbashkët dhe na lanë vargun madhështor: ‘Drita lind andej nga perëndon’. Edhe Ismail Qemali kishte si objektiv shkëputjen nga Lindja dhe bashkimin me Perëndimin. Pas rënies së komunizmit, erdhi thirrja nga vetë populli: ‘E duam Shqipërinë si Europa’. Pastaj, e mori bufi dhe e mori lumi Shqipërinë", u shpreh Rama.

rama

Sondazh

Poll