Politike

"Kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiume në tre qytete", Rama: Durrësin do ta kthejmë në një kompleks akademish sportive

Rama u shpreh se ka zhvilluar bisedime me NBA që të ndërtojë në Durrës një akademi. 

16 Prill 2025, 19:27 Nga r.ll

"Kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiume

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot gjatë prezantimit të programit për sportin në Shqipërinë 2030", se janë çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit dhe se ka filluar edhe procesi për transformimin e "Pallatit të Sportit". 

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar.”, u shpreh ai. 

Kreu i qeverisë ka deklaruar më tej gjatë prezantimit të programit për sportin në "Shqipërinë 2030", se qyteti i Durrësit do të shndërrohet një kompleks akademish sportive. Rama u shpreh se ka zhvilluar bisedime me NBA që të ndërtojë në Durrës një akademi. 

“Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll