16 Prill 2025, 18:43
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet të enjten në orën 12:00, thuhet në kalendarin e Kuvendit të Kosovës. Seanca, e ndërprerë të martën, duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.
Të mërkurën më herët, Osmani tha në përgjigjen e saj për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se“…Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve është obligim kushtetues i çdo institucioni dhe çdo personi të mveshur me autoritet publik".
"Në rastin konkret, ky është obligim i juaji si kryesues i seancës konstituive si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e Nëntë të Kuvendit. Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj", thuhej në letër.
Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mengjës me një kërkesë për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën. Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.
Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.
Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje të pamatura, që do të rrezikonin një vakum institucional.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars. Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe që abstenoi se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.
Miratimi i këtij raporti do t'i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA. Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës./REL
kuvendi i kosoves
Politike
16 Prill 2025, 18:36
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Brukseli zbuloi vjedhjen që qeveria bëri me parat&eum...
Politike
16 Prill 2025, 18:04
r.ll
agim nesho
SHBA- Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho është shprehur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë si nj&...
Politike
16 Prill 2025, 18:19
M.L
Sali Berisha
VAQARR- Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar një takim me banorët e Vaqrrit ditën e sotme. Gjatë bashkëbised...
Politike
16 Prill 2025, 17:52
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Vaqarrit, Prezës dhe Ndr...
Politike
16 Prill 2025, 17:43
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në ...
Politike
16 Prill 2025, 16:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për sportin në Shqipëri 2030, ku foli për investimet strategjik...
Politike
16 Prill 2025, 16:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në një intervistë të dhënë së...
Politike
16 Prill 2025, 16:08
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme i është përgjigjur zyrtarisht kë...
Politike
16 Prill 2025, 15:47
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi ka thënë t&eum...
Politike
16 Prill 2025, 15:34
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p&...