16 Prill 2025, 17:52
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Vaqarrit, Prezës dhe Ndroqit. Berisha tha se në 12 vite qeverisje të Partisë Socialiste, fshati ka përjetuar pasojat më të rënda, të cilat sipas tij nisën me reformën vendore. Pas kësaj reforme, Berisha u shpreh se u krijuan grupe të pazgjedhur nga banorët, të cilët nuk i jepnin askujt llogari përveç "xhepit të tyre".
Më tej, ai u shpreh se me reformën territoriale, ju dha një goditje shumë e rëndë qeverisjes vendore dhe "qeverisjes së qytetarëve" e cila kishte misione shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonave.
"Së pari ju përshëndes ju përzemërsisht, dhe përshëndes gjithashtu me nderimin më të madh, të gjithë banorët e Vaqarritit, Prezës dhe Ndroqit. Është kënaqësi e madhe që ju takoj sot. Përshëndes Belindin, udhëheqësin politik të qarkut Tiranës, kryetarin tuaj të degës, Florin dhe dy kandidatët tuaj, zonjën Kalaja dhe zotin Aga, përfaqësues dinjitoz tuaj, të Tiranës dhe Shqipërisë. Kam kënaqësi që ju takoj ju sot për të paraqitur programin tonë. Çfarë kemi ne ndërmend dhe çfarë zotohemi ne në mënyrë solemne para jush që do të bëjmë gjatë 4 viteve që vijnë.
Në rast se vështrojmë këto 12 vite të Edi Ramës, fshati shqiptar është ai që përjetoi dhe provoi pasojat më të rënda të këtij regjimi. Këto pasoja jashtëzakonisht të rënda filluan me të ashtëquajturën reformë e qeverisë vendore, ku ju humbët shërbimet që kryheshin në komunë dhe e tëra kjo ju la ju, pa shërbimet që meritoni. Krijoi pas saj grupe të papërgjegjshme të emëruar dhe të pazgjedhur nga ju, të cilët nuk i jepnin kujt llogari përveç xhepit të tyre. Me reformën e quajtur territoriale, ju dha një goditje shumë e rëndë qeverisjes vendore, qeverisjes së qytetarëve, e cila kishte misione shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonave. Unë mund të ju them një aspekt. Gjatë viteve 2005-2013, ne kishim një raport me komunat e vendit dhe ky raport ishte i tillë. Bëni ju projektet ne të ua financojmë. Dhe kjo funksionoi në mënyrën më të mirë.
Qeveritë vendore projektonin rindërtimin e rrugës, rindërtimin e objekteve, ndërtimin e tyre, qeveria qendrore financonte.
Mund të ju them ju këtu se 2005-2013, se 2/3 e të gjitha investimeve të bëra në Shqipëri janë bërë në fshat. Pse? Fshati për infrastrukturë ishte mesjetë, në kuptimin që rrugët ishin të paasfaltuara kudo. Po rrugë të paasfaltuara fshati ka pasur edhe në mesjetë, sepse kalonin qerret, etj. Ishin pa sisteme kanalizime, pa ujësjellësa, ishin me shkolla të rrënuara dhe ne investuam. Mund të ju them se, shumë më tepër u investua në ato vite në rrugët rurale të marra së bashku, se sa në rrugët kombëtare të ndërtuara nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër. Pse kjo? Ne kishim dhe kemi një filozofi, fshati, fshatari duhet të gëzojë të njëjtën infrastrukturë, pra të njëjtën rrugë, të njëjtin furnizim me ujë, të njëjtin furnizim me energji elektrike, të njëjtat kanalizime, të njëjtën shkollë si lagjja e qytetit.
Të shpallje një vendim të tillë, të dukej një gjë e vështirë, por absolutisht ishte plotësisht e mundshme. Dhe me këtë projekt ne ndërtuam dhe rindërtuam në zonat rurale 8300 kilometra rrugë. Në këtë projekt ne ndërtuam dhe rindërtuam, 800 e ca shkolla, ne ndërtuam rreth 500 qendra shëndetësore. Pra ne po punonim fort në këtë parim, që fshatarët aty ku jetojnë të kenë infrastrukturën që ka lagjja e qytetit. Natyrisht atyre u mbetet barra e madhe e punës në bujqësi, femrave, menaxhimit të tyre, por shteti do të bëjë gjithçka për ta lehtësuar.", tha Berisha
sali berisha
Politike
16 Prill 2025, 17:43
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në ...
Politike
16 Prill 2025, 16:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për sportin në Shqipëri 2030, ku foli për investimet strategjik...
Politike
16 Prill 2025, 16:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në një intervistë të dhënë së...
Politike
16 Prill 2025, 16:08
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme i është përgjigjur zyrtarisht kë...
Politike
16 Prill 2025, 15:47
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi ka thënë t&eum...
Politike
16 Prill 2025, 15:34
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p&...
Politike
16 Prill 2025, 14:52
I.A
Xhevdet Plaku
TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi vendimet për Dedan Gjonin, Algert Rapin, ...
Politike
16 Prill 2025, 14:30
M.B
Edi Rama
TIRANA- Një reportazh me titull “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në” &...
Politike
16 Prill 2025, 14:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë dhe me Chris LaCivita. Beri...
Politike
16 Prill 2025, 14:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e FRPD-së, k...