16 Prill 2025, 16:33
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se aleanca trilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë që u firmos muajin e kaluar në Tiranë, pritet të zgjerohet. Në intervistën e dhënë për TRT Balkan, Maqedonci ka bërë me dije se një tjetër anëtare e NATO-s do t’i bashkohet aleancës. Ai ka shtuar se Bullgaria është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen ushtarake, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që vende të tjera të rajonit të ndjekin hapat e Sofjes zyrtare.
“Kemi marrë një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka zhvilluar më herët diskutime me ministrin kroat për mundësinë e bashkimit në këtë marrëveshje trilaterale. Besoj plotësisht se edhe vende të tjera të rajonit, veçanërisht ato që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta me ne, do t’i bashkohen kësaj nisme. Sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, duhen edhe interesa të përbashkëta. Dua të theksoj edhe një herë se qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, deklaroi Maqedonci.
Njëjtë si homologu i tij në Kosovë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha në Mars se Bullgaria kishte treguar interes për nismën.
Por këto deklarata të tyre, nuk kanë marrë një konfirmin nga Bullgaria. Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interesim jozyrtar në Deklaratën mbi Forcimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë të pavërteta.
“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe po analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve në Tiranë më 18 mars 2025. Informacioni publik që sugjeron se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për t’iu bashkuar deklaratës është i pasaktë”, shpjegoi Georgiev.
Sipas tij Ministria e Jashtme bullgare ka marrë një kopje zyrtare të dokumentit të nënshkruar përmes nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje më 25 mars.
“Në asnjë moment nuk është kontaktuar apo konsultuar Ministria apo pala bullgare në lidhje me iniciativën nga propozuesit e saj dhe as nuk është bërë ndonjë ftesë zyrtare për anëtarësim”, tha Georgiev.
Qëllimi i deklaratës së nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është të forcojë bashkëpunimin midis tre vendeve dhe të krijojë një kornizë për përgjigje të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera për stabilitetin rajonal. Marrëveshja parashikon bashkëpunim të zgjeruar midis industrive të mbrojtjes, ndërveprim më të madh nëpërmjet arsimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta dhe mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik. Ndërkohë Serbia ka reaguar ashpër ndaj kësaj marrëveshje duke e cilësuar si provokim. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç akuzoi Kroacinë dhe Shqipërinë për fillimin e një “gare armatimi” në rajon duke nënshkruar një marrëveshje me ato që ai i quajti “institucionet e përkohshme” në Kosovë, që do të thotë qeveria e vendit.
marreveshja e mbrotjes shqiperi-kosove-kroaci bullgaria
Politike
16 Prill 2025, 16:08
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme i është përgjigjur zyrtarisht kë...
Politike
16 Prill 2025, 15:47
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi ka thënë t&eum...
Politike
16 Prill 2025, 15:34
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p&...
Politike
16 Prill 2025, 14:52
I.A
Xhevdet Plaku
TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi vendimet për Dedan Gjonin, Algert Rapin, ...
Politike
16 Prill 2025, 14:30
M.B
Edi Rama
TIRANA- Një reportazh me titull “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në” &...
Politike
16 Prill 2025, 14:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë dhe me Chris LaCivita. Beri...
Politike
16 Prill 2025, 14:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e FRPD-së, k...
Politike
16 Prill 2025, 14:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e FRPD në Tiran&...
Politike
16 Prill 2025, 14:37
TIRANË- Kryestrategu i fushatës së PD-së, Chris LaCivita gjatë një takimi me të rinjtë dhe kredemokratin Sali Ber...
Politike
16 Prill 2025, 14:36
Chris Lacivita
TIRANË- Kryestrategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka zhvilluar një takim me të rinjt...