Sport

A ishte Dortmundi, ndeshja e fundit e Szczesnyt me Barçës në Champions League?

Rregullorja e vendos Barcelonën në një moment delikat, ku duhet të zgjedhë…

16 Prill 2025, 14:30 Nga DOSJA
A ishte Dortmundi, ndeshja e fundit e Szczesnyt me Barçës në

SPANJE - A do ta mbrojë për here të fundit Szczesny portën e Barcelonës në sfidën ndaj Borussia Dortmundit në Champions League? Ja çfarë thotë rregullorja…

Wojciech Szczesny rrezikon një përjashtim të bujshëm nga lista e UEFA-s e Barcelonës, në një moment vendimtar të sezonit.

Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera, që e panë atë si protagonist mes shtyllave të Blaugranës në mungesë të Ter Stegenit, rikthimi i afërt i portierit gjerman e detyron klubin katalanas të bëjë një zgjedhje të vështirë.

Sipas rregullores së UEFA-s, titullari origjinal mund të rikthehet në listë në vend të zëvendësuesit të tij, me kusht që të njoftohet brenda 24 orëve nga ndeshja e ardhshme.

Një vendim teknik dhe menaxherial që mund t'i kushtojë ish -lojtarit të Juves gjysmëfinalen e Champions League kundër fituesit të Inter - Bayern Munich.

Paradoksi është evident: Szczesny, i rikthyer në fushë pas një pensioni të përkohshëm dhe i thirrur urgjentisht nga Barça, i bindi të gjithë, përfshirë Hansi Flick, duke rrëzuar edhe Inaki Penën.

Gjithsesi, nëse Barcelona vendos të rikthejë Ter Stegen, polaku do të përjashtohej nga lista e UEFA-s, pavarësisht rolit vendimtar që luajti në këtë proces.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll