Sport

De Bruyne, lamtumirë Man.City, por jo Premier League? "Ka gjithmonë një sfidë"...

Kevin De Bruyne, teksa flet për të ardhmen e tij, pas largimit nga Manchester City, e le të hapur mundësinë e qëndrimit të tij në Premier League

16 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA
De Bruyne, lamtumirë Man.City, por jo Premier League? "Ka

ANGLI - Kevin De Bruyne nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit në Angli edhe pas largimit nga Manchester City. Mesfushori belg, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas dhjetë vitesh të suksesshme (gjashtë tituj të Premier Ligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve), i është hapur për sfida të reja dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të tij në një klub tjetër të Premier League.

I intervistuar nga gazetari norvegjez Jan Aage Fjortoft, 33-vjeçari u shpreh se do të shqyrtojë çdo propozim , për sa kohë që projekti të jetë interesant dhe i përshtatshëm edhe për familjen e tij. Ja çfarë ka thenë ai:

Për të ardhmen? “Ka gjithmonë një sfidë, e dini? Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Nëse vijnë ekipe me një projekt interesante sportive, unë jam gati të dëgjoj. E di që nuk jam më aq i ri, por mendoj se mund të luaj akoma në një nivel shumë të lartë. Unë e dua futbollin dhe nëse ndodh diçka emocionuese, ne do ta vlerësojmë me familjen time dhe do të marrim një vendim”.

Për qëndrim në Premier League? “Nuk e di, vërtet. Vendimi për t'u larguar nuk është marrë shumë kohë më parë. Në futboll asgjë nuk vendoset brenda një jave. Unë nuk kam folur ende me familjen time, duhet ta bëj këtë, dhe më pas do të shoh se cili ekip më dëshiron. Për momentin nuk kam asnjë ide”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll