Sport

Joao Felix larg Milanit: Benfica synon djalin plangprishës për Botërorin e Klubeve

Portugezi do të kthehet te Chelsea, por jo për të qëndruar. “Shqiponjat” duan ta sjellin sulmuesin në shtëpi

16 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA

PORTUGALI - Nuk ka Milan në të ardhmen e Joao Felix. Në fund të sezonit, te blutë do të rikthehet sulmuesi portugez, i cili mbërriti në merkaton e dimrit nga Chelsea në formë huazimi prej dy milionë eurosh.

Sezoni i tij në kuqezi ishte shumë zhgënjyes për të menduar për ta shpenguar dhe për të vazhduar fokusimin tek ai. Megjithatë, aventura e tij në Itali filloi me një gol në debutimin e tij në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Romës, gjë që i çmendi tifozët.

“Lojtari im i preferuar ka qenë gjithmonë Kaka, nuk e krahasoj veten me të, por do të doja të bëja historinë që ai bëri këtu”,- tha ai ditën e prezantimit të tij. Pritshmëritë u zhgënjyen, ëndrrat u prishën shumë shpejt.

13 ndeshje për Joao Felix me kuqezinjtë, shtatë prej të cilave si titullar në ligë (9), Champions League (2) dhe Coppa Italia (2), për një total prej 712 minutash dhe një gol, ai i shënuar kundër verdhekuqve. Numra tepër 'të dobët' që shkuan paralelisht me shfaqjet shpesh të paprekshme. Pra, çfarë?

Joao Felix larg Milanit: Benfica synon djalin plangprishës për

Premtimi i përjetshëm Joao Felix, i cili shpërtheu te Benfica dhe më pas veshi fanelat e Atletico Madridit, Barcelonës dhe Chelseat, do të rikthehet te Blutë për herë të tretë në qershor, por nuk do të ndalet.

“Nëse arrihet një marrëveshje me Chelsean, Joao Félix do të luajë për Galatasaray”, tha agjenti i tij i fuqishëm Jorge Mendes për portalin turk Sporx disa javë më parë. Por në edicionin e sotëm gazeta portugeze ‘Record’ bën një pamje ndryshe për sulmuesin.

Benfica ëndërron një rikthim për djalin plangprishës dhe thuhet se tashmë ka kontaktuar agjentin e tij për ta bindur atë të kthehet në Da Luz. Një rol të rëndësishëm në këtë ribashkim luajti trajneri Bruno Lage, i cili lançoi talentin Joao Felix (15 gola në 26 ndeshje në sezonin e tij të parë në Primeira). Rui Costa tashmë synon ta ketë për Kupën e Botës për Klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll