Politike

Zgjedhjet dhe diaspora/ Rama ndan foton e familjes së emigrantëve me zarfin e fletës së votimit: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

Rama shkruan se fotoja është prekëse, por njëkohësisht edhe frymëzuese që lidhet me përpjekjen e përbashkët për Shqipërinë evropiane. 

16 Prill 2025, 08:58 Nga M.B
Zgjedhjet dhe diaspora/ Rama ndan foton e familjes së emigrantëve me
Foto nga postimi i Ramës

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një familjeje emigrantësh në Evropë që kanë marrë zarfin me fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Rama shkruan se fotoja është prekëse, por njëkohësisht edhe frymëzuese që lidhet me përpjekjen e përbashkët për Shqipërinë evropiane. Ai shton se do t'ua shërblejë me hyrjen e Shqipërisë në BE dhe me marrjen e pasaportave evropiane. 

Postimi:

Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës.

edi rama

Sondazh

Poll