Me akuza për ekstremizëm/ Katër gazetarë rusë dënohen me burg
Gazetaret RUSI- Antonina Favorskaja, Konstantin Gabov, Sergej Karelin dhe Artjom Kriger duhet të kalojnë gati gjashtë vjet në një ...
Li Chenggang ka marr rolin e të dërguarit për negociata ndërkombëtare tregtare. Ai po ashtu është emëruar zëvendësministër për Tregti, bëri të ditur Ministria kineze për Burime njerëzore më 16 prill.

KINË- Kina tha se ka emëruar një të dërguar të ri për tregti, teksa ekonomia e dytë më e madhe në botë përballet me tarifat e larta që presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi ndaj importeve, duke tronditur tregjet globale. Li Chenggang ka marr rolin e të dërguarit për negociata ndërkombëtare tregtare. Ai po ashtu është emëruar zëvendësministër për Tregti, bëri të ditur Ministria kineze për Burime njerëzore më 16 prill.
Li, 58 vjeç, më herët ka shërbyer si ambasador i Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe si zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Për dekada të tëra ai ka mbajtur poste të ndryshme në Ministrinë e Tregtisë dhe është i diplomuar për drejtësi në Universitetin Peking të Kinës dhe Universitetin e Hamburgut të Gjermanisë.
Ministria tha se në këtë post Li do ta zëvendësojë Wang Shouwenin.
Wang kishte qenë pjesë e bisedimeve që çuan në marrëveshjen tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara më 2020.
Pekini dhe Uashingtoni janë përplasur që kur Trump vendosi tarifa ndaj shteteve të botës dhe veçmas duke shënjestruar me tarifa të larta importet kineze.
Të dyja shtetet u janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës me tarifa, duke bërë që tarifat amerikane ndaj importeve të Kinës të arrijnë në 145 për qind, ndërkaq ato kineze ndaj mallrave amerikane në 125 për qind.
Kina tha të mërkurën se ekonomia e saj është rritur për 5.4 për qind në tremujorin e parë të vitit, duke tejkaluar pritjet. Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se tarifat amerikane po ushtrojnë “presion” ndaj ekonomisë së Pekinit./REL
Gazetaret RUSI- Antonina Favorskaja, Konstantin Gabov, Sergej Karelin dhe Artjom Kriger duhet të kalojnë gati gjashtë vjet në një ...
Foto ilustruese EUROPË- Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë bërë prej kohësh nj...
Antal Rogán dhe Viktor Orban SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ng...
JD Vance EVROPA- Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez t...
Harta UKRAINA- Plani i fundit zyrtar i SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, i përshkruar nga i dërguari special i...
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella ITALI - Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ësh...
Plagoset studenti ne Dallas SHBA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Dallasit në Teksas, ku një incident me armë...
Foto ilustruese SERBI- Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë...
Caroline Levitt SHBA - Në një deklaratë të fortë drejtuar një prej institucioneve më të njohura arsimore në bo...
Brigadat Ezzedine al-Qassam GAZA - Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, kanë publikuar sot një mesaz...