16 Prill 2025, 08:19
Nga M.B
Antal Rogán dhe Viktor Orban
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Njoftimi u bë nga Departamenti i Shtetit, duke shtuar se masat ndëshkuese nuk ishin në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio mësohet se foli të martën me homologun e tij hungarez, ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto, dhe e informoi për vendimin, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.
“Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”, tha Bruce.
Gjithashtu lajmi u konfirmua edhe nga një postim i ministrit të jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
“Pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të administratës Biden, por përpara se Donald Trump të kthehej në detyrë, demokratët u hakmorrën ndaj Hungarisë duke sanksionuar ministrin Antal Rogan”, shkroi ai në një postim në "X".
SHBA sanksionoi Rogan në janar, vetëm disa ditë përpara se i dërguari i Joe Biden të largohej nga Budapesti. Vendimi u bë i ditur nga vetë Pressman, i cili akuzoi zyrtarin e lartë hungarez për korrupsion të rëndë.
Bota
16 Prill 2025, 07:54
M.B
JD Vance
EVROPA- Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez t...
Bota
16 Prill 2025, 07:27
M.B
Harta
UKRAINA- Plani i fundit zyrtar i SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, i përshkruar nga i dërguari special i...
Bota
15 Prill 2025, 21:49
A.Ll
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella
ITALI - Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ësh...
Bota
15 Prill 2025, 21:40
A.Ll
Plagoset studenti ne Dallas
SHBA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Dallasit në Teksas, ku një incident me armë...
Bota
15 Prill 2025, 21:10
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë...
Bota
15 Prill 2025, 21:02
A.Ll
Caroline Levitt
SHBA - Në një deklaratë të fortë drejtuar një prej institucioneve më të njohura arsimore në bo...
Bota
15 Prill 2025, 20:30
A.Ll
Brigadat Ezzedine al-Qassam
GAZA - Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, kanë publikuar sot një mesaz...
Bota
15 Prill 2025, 20:15
N.F
Takimi
UKRAINË- Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i p&eum...
Bota
15 Prill 2025, 20:09
A.Ll
Ish-presidenti peruan Ollanta Humala
LIMA – Goditje e rëndë për elitën politike të Perusë. Ish-presidenti Ollanta Huma...
Bota
15 Prill 2025, 19:52
A.Ll
Spitali i Gazës bombardohet nga Izraeli
GAZA – Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 557 me tensione që nuk njohi...