Politike

“Të bashkohemi për t’i dhënë zë ndryshimit”, Çupi takim me banorët e njësisë 1: Ndava programin me ta! Voto për një ardhme më të ndershme e të drejtë

Ajo theksoi se ka ndarë programin e PD-së i cili është i ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve dhe me dëshirën për ndryshim të vërtetë.

15 Prill 2025, 21:58 Nga N.F
“Të bashkohemi për t’i dhënë zë
Zhupa

TIRANË- Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e njësisë 1. Çupi përmes një postimi në "Facebook" shkruan se me qytetarët ka biseduar në lidhje me problematikat e tyre.

Ajo theksoi se ka ndarë programin e PD-së i cili është i ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve dhe me dëshirën për ndryshim të vërtetë. Çupi ka ftuar qytetarët të votojnë PD-në dhe kandidaturën e saj.

"Sot u takova me qytetarët e njësisë nr. 1, në Tiranë. Bashkë folëm për hallet, për sfidat e përditshme dhe me shpresën për një të nesërme më të mirë. Ndava me ta programin tonë, një plan i ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve dhe me dëshirën për ndryshim të vërtetë.

Ftoj çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi, të bashkohemi për t’i dhënë zë ndryshimit dhe për ta çuar përpara vizionin e Partisë Demokratike. Voto për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë, më njerëzore. Voto Partinë Demokratike. Voto Dhurata Çupi Tyli," shkruan ajo.

“Të bashkohemi për t’i dhënë zë

dhurata cupi

Sondazh

Poll