Politike

Përplasje me agjentët e BKH-së/ "Ngritën dronin pranë zyrave tona", Agron Kapllanaj: Nuk kanë treguar se ishin hetues, nxorrën dhe armë

Pas debatit agjentët janë larguar me automjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Ky i fundit ka sqaruar më tej se pak minuta më vonë në rrugë ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të tij.

15 Prill 2025, 22:57 Nga r.ll
Përplasje me agjentët e BKH-së/ "Ngritën dronin
agron kapllanaj

FIER- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme mes njerëzve të tij në Fier dhe agjentëve të BKH-së. 

Kapllanaj ka thënë për A2CNN se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dy herë dhe kjo ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.

“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, ka pretenduar ai. 

Pas debatit agjentët janë larguar me automjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Ky i fundit ka sqaruar më tej se pak minuta më vonë në rrugë ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të tij.

Kapllanaj pretendon se në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjentë të BKH, por se njerëzve të tij iu është nxjerrë arma në formë kërcënimi. Ai thotë se vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.

Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë qetësuar situatën, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.

agron kapllanaj perplasja ne fier

Sondazh

Poll