Sport

Turneu UEFA Development U-16/ Kuqezinjtë e vegjël nisin nesër grumbullimin…

Trajneri Tedesco fton 23 futbollistë për këtë event. Njihuni me listën

15 Prill 2025, 16:54 Nga DOSJA

TIRANE - Federata e Shqiptare e Futbollit është gati për organizimin e turneut të katërt europian për këtë vit. Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16, “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-25 prill.

Në  këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 si edhe edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe San Marinos, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Përfaqësuesja shqiptare U-16 do të nisë të mërkurën grumbullimin në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Andrea Tedesco ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat. 12 prej lojtarëve janë pjesë e kampionateve europianë, ndërsa 11 fubollistët e tjerë janë pjesë e klubeve shqiptare.

Turneu do të nisë më 20 prill, ku ndeshja e parë San Marino - Kosovë do të luhet në ora 11:30, ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet takimi tjetër Shqipëri - Andorra.

Ndeshjet e dyta të turneut do të luhen më 22 prill, me Kosovë - Andorrë në orën 11:30 dhe Shqipëri - San Marino në orën 15:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 25 prill, me Andorrë - San Marino në orën 13:00 dhe Shqipëri - Kosovë në orën 15:00.

Turneu UEFA Development U-16/ Kuqezinjtë e vegjël nisin nesër

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll