Sport

Interi ka vendosur: Inzaghi do të rinovojë në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve…

Zyrtarizimi i nënshkrimit për zgjatjen do të vijë pas Kupës së Botës për Klube, por, siç tha Marotta, është një formalitet

15 Prill 2025, 15:00 Nga DOSJA
Interi ka vendosur: Inzaghi do të rinovojë në fund të

ITALI - Rinovimi i kontratës me Interin e  Simone Inzaghit do të diskutohet në fund të këtij sezoni, i cili do të përfundojë me Kupën e Botës për Klube.

Siç është parashikuar nga presidenti Marotta, do të jetë një formalitet. Në kuptimin që do të bëhet pavarësisht nga rezultatet që vijnë ose shkojnë nga tani deri në korrik.

Sipas ‘Repubblica’, zgjatja nuk duhet të nënshkruhet tani, sipas kryemenaxherit të ‘zikaltërve’, pasi të flitet për para dhe shpërblime do të ishte një shpërqendrim, në një periudhë ku ndeshjet luhen çdo tre ditë. Por nuk ka dyshim se do të bëhet. 

Nënshkrimi, pra, do të mbërrijë në mes korrikut dhe gushtit, para fillimit të kampionatit të ri. Inzaghi, i cili aktualisht ka një kontratë deri më 30 qershor 2026 me vlerë 6.5 milionë neto në sezon.

Ai mund të zgjasë edhe një vit me një milionë shtesë, duke u bërë kështu trajneri më i paguar në Serie A, duke qenë se me bonuse, Inzaghi do të kalonte 10 milionët dhe shumën totale të marrë nga Conte te Napoli.

Për më tepër, ai do të ishte udhërrëfyesi teknik më jetëgjatë në historinë e Interit pas Helenio Herrera. Duke hyrë, në fakt, në historinë e zikaltërve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll