Sport

"Muri i verdhë", ferri i Dortmundit…

Tifozët gjermanë kërkuan më shumë se 300.000 bileta në fund të marsit për ndeshjen ndaj Barçës.

15 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA
"Muri i verdhë", ferri i Dortmundit…

GJERMANI - Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, Signal Iduna Park do të jetë në maksimumin e saj këtë të martë mbrëma. Pritet që tribunat të jenë plot.

Nuk është për t'u habitur që Borussia Dortmund raportoi muajin e kaluar se tifozët kishin bërë më shumë se 300.000 kërkesa për bileta për ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Barcelonës. Stadiumi ka një kapacitet për 81.365 spektatorë.

Duke qenë se atmosfera është zakonisht spektakolare në çdo ndeshje, kjo e martë pritet të jetë një “ferr” i vërtetë. Pas fitores 4-0 në stadiumin Olimpik Montjuïc, edhe tribunat do të luajnë një rol vendimtar në luftën për një mrekulli. Nuk duhet harruar as ndjenjën e fortë të përkatësisë që Borussia Dortmund ka mes banorëve të qytetit gjerman. 

Atmosfera në tribuna gjatë ndeshjes së play-off-it ishte e pabesueshme dhe tifozët pritet të përgjigjen sërish të martën. Të gjitha 81.365 vendet u plotësuan. 

Thirrja…

Trajneri i Borussia Dortmundit është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do të luajnë tifozët këtë të martë, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre.

"Duhet të jemi aty nga minuta e parë dhe t'i marrim tifozët në anën tonë. Ne do të marrim vetëm vrullin që na nevojitet prej tyre me dëshirën për garë, performancë dhe pasion," është shprehur Kovac.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll