Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen dy automjete, një i lënduar

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.

15 Prill 2025, 10:07 Nga M.B
Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen dy automjete,
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Ibës, përgjatë aksit Elbasan-Tiranë, nga ku mësohet se janë përplasur dy automjete. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.

Momentalisht nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa sipas pamjeve të siguruara dy automjetet e përplasura janë një Audi dhe një Vlokswagen.Ndërkohë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll