Aktualitet

Gazetari denoncon kushtet në Pediatrinë e Specialiteteve: Mungon gjëja më elementare, uji

Edhe pse ka vetëm një muaj që është inaguruar, në spital mungojnë dhe kushtet bazike. Sipas Stafës, familjarët janë shprehur se nuk ka ujë të ngrohtë për të larë fëmijët duke i detyruar këta të fundit të marrin ujë nga shtëpia.

14 Prill 2025, 22:45 Nga M.L
Gazetari denoncon kushtet në Pediatrinë e Specialiteteve: Mungon
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetari Osaman Stafa ka denoncuar përmes platformës Facebook ditën e sotme, kushtet e rënda në Pediatrinë e Specialiteteve. Gazetari publokoi një video ku shihen familjarët e fëmijëve me kancer, që po fusin brenda ujë me bidona. 

Edhe pse ka vetëm një muaj që është inaguruar, në spital mungojnë edhe kushtet bazike. Sipas Stafës, familjarët janë shprehur se nuk ka ujë të ngrohtë për të larë fëmijët duke i detyruar të marrin ujë nga shtëpia.

Gazetari shton se familjarët e të sëmurëve që e kanë shtëpinë larg, në pamundësi për tu sjell ujë të ngrohtë në spital pacientëve, e marrin tek lokalet që ndodhen afër 'Qendrës Spitalore Nënë Tereza'. 

osman stafa pediatria e specialiteteve

Sondazh

Poll