Aktualitet

U arratis nga burgu i Lezhës rreth dy muaj më parë, arrestohet Daut Laze, ishte shpallur në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka bërë me dije së 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej datës së arratisjes, më 4 shkurt të këtij viti. 

14 Prill 2025, 22:23 Nga M.L
U arratis nga burgu i Lezhës rreth dy muaj më parë, arrestohet
Daut Laze

TIRANË- Ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i Daut Laze-s, i cili ishte arratisur nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor nga burgu i Lezhës. Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka bërë me dije së 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej datës së arratisjes, më 4 shkurt të këtij viti. 

NJOFTIMI I POLICISË:

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir. Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë. Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë."

daut laze policia e tiranes

Sondazh

Poll