Aktualitet

I ra krevati i varur në mur, humb jetën shqiptarja në Santorini, në pranga pronari i hotelit

Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur është shkëputur dhe i ka rënë në kokë.

14 Prill 2025, 16:45 Nga E. D
I ra krevati i varur në mur, humb jetën shqiptarja në Santorini,
foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Bëhet e ditur se 59-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini.

Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur është shkëputur dhe i ka rënë në kokë.

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

greqi

Sondazh

Poll