Aktualitet

"Kemi mbështetur SPAK në zbatimin e një strategjie të komunikimit," ambasada Britanike: Qëllim, forcimi i transparencës dhe progresit në luftën kundër korrupsionit

Ambasada më tej në postim thekson se përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike, GCSI ka ndihmuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit, që synon forcimin e transparencës dhe komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

14 Prill 2025, 15:47 Nga N.F
"Kemi mbështetur SPAK në zbatimin e një strategjie të
Foto

TIRANË- Ambasada Britanike në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti me Zyrën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ambasada më tej në postim thekson se përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike, GCSI ka ndihmuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit, që synon forcimin e transparencës dhe komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas ambasadës kjo strategji komunikimi është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e tij për tre vitet e ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

Postimi i plotë:

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

"Kemi mbështetur SPAK në zbatimin e një strategjie të

spak ambasada britanike

Sondazh

Poll