Aktualitet

U kap me kokainë me vlerë 600 mijë euro, në pranga 33-vjeçari shqiptar në Itali

Sipas mediave vendase lënda narkotike që i riu shqiptar do të sillte në treg kapte vlerën rreth 600 mijë euro. 

14 Prill 2025, 15:05 Nga E. D
U kap me kokainë me vlerë 600 mijë euro, në pranga
foto ilustruese

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 15 kilogram kokainë dhe 12 marihuanë, të destinuara për zonat e trafikut të drogës në Italinë qendrore dhe veriore. Sipas mediave vendase lënda narkotike që i riu shqiptar do të sillte në treg kapte vlerën rreth 600 mijë euro. 

Droga u zbulua gjatë aktivitetit të kontrollit territorial, në përfundim të një aktiviteti vëzhgimi dhe verifikimi në sistemet e informacionit financiar. Siç raportohet policia ka rënë në gjurmët e trafikantit shqiptar, për shkak se ai bënte lëvizje të dyshimta me makinë.

Në moentin që ai u kontrollua nga policia, iu gjetën mbi 15 kg kokainë, e ndarë në 20 blloqe dhe 12 kg marijuanë, si edhe 37 mijë euro para cash. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u sekuestruan materiali ambalazhues dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e dozave, si makina ambalazhuese me vakum, peshore, prerëse, thasë dhe çanta shpine.

policia italaine

Sondazh

Poll