14 Prill 2025, 11:57
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me personat me aftësi ndryshe. Berisha nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj qeverisë aktuale. Ai tha se ministrat socialiste janë çmendur pas luksit. Kryedemokrati shtoi se luksi për zyrtarët është i papranueshëm, dhe se ata nuk duhet ta lëshojnë veten pas luksit sepse sipas tij, nëse e çojnë veten pas luksit, vjedhin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Këta janë lëshuar si lukuni ku e ku t’i marrin qytetarëve dhe për vete vetëm vjedhin. Për vete janë çmendur pas luksit. Shihni, qenia zyrtar kërkon të respektosh një kod të caktuar dhe ky kod është përgjegjësi ndaj qytetarëve. Qenia zyrtar nuk pranon të jesh i çmendur pas luksit. Jo, absolutisht, ua them unë ju. Kudo, shihni ju ministre, ministra, ka një kod. Po ato bëjnë garë me rrobat më të kushtueshme, sikur janë princesha dhe i kanë private ato para. Me aksesorët më të kushtueshëm sepse del se kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro dhuratë.
Atëherë thotë se këta hanë dardha. Po si hanë dardha këta kur ti pranon orën me diamante 500 mijë euro. Edhe ato thonë, edhe ne po marrim çantat 30 mijë euro apo 40 mijë euro. Unë po ndalem këtu se luksi për zyrtarët është i papranueshëm. Sepse po e lëshoi veten pas luksit, e lëshon veten pas dore. Vjedh, vjedh, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin dhe për të dhënë leje ndërtimi, për të dhënë licenca. Kështu që në këtë mes, 11 maji është një ditë përcaktuese, është një ditë vendimtare.
Ndaj dhe u ftoj të bëni çfarë keni në dorë me të njohurit dhe të afërmit tuaj, brenda dhe jashtë vendit, që të votojmë për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe. E them me bindjen më të madhe se kjo është një e keqe e madhe. Kjo e zbraz Shqipërinë. Kjo po i braktis qytetarët. Që në momentin që ti kryeministër i lejon vetes që nga 8 miliardë euro të lësh 16 milionë për 760 mijë vetë.
sali berisha
Politike
14 Prill 2025, 11:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të ve&...
Politike
14 Prill 2025, 11:41
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se SPAK veç hetimit penal...
Politike
14 Prill 2025, 11:38
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të ve&...
Politike
14 Prill 2025, 11:30
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka rreshtuar të gjitha sfidat që është p&eum...
Politike
14 Prill 2025, 11:25
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024 kanë firmosur marr&eu...
Politike
14 Prill 2025, 11:16
M.B
Foto nga takimi
LUKSEMBURG- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë...
Politike
14 Prill 2025, 11:08
M.B
Chris LaCivita
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarëve të tij politik. Së fundmi në profile...
Politike
14 Prill 2025, 10:21
M.B
Hashim Thaçi
HAGË- Në tetor të vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj k...
Politike
14 Prill 2025, 10:03
I.A
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar revokim të masës së sigurisë arrest me burg. Mësoh...
Politike
14 Prill 2025, 10:01
M.B
Kaja Kallas
LUKSEMBURG- Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, an...