Politike

"Masat e sigurimeve janë me standard ndëkombëtar"/ Dumani: Kemi nisur dhe hetimin pasuror veç atij penal

Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se gjatë vitit 2024 janë sekuestruar 65,5 mln euro. 

14 Prill 2025, 11:41 Nga I.A
"Masat e sigurimeve janë me standard ndëkombëtar"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se SPAK veç hetimit penal ka nisur dhe hetimin e pasurisë. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se gjatë vitit 2024 janë sekuestruar 65,5 mln euro. 

"Përveç hetimit penale, nga ana e SPAK nis edhe hetimi i pasurisë. Ka shënuar rritje me 59,7% procedimi i çështjeve dhe goditjeve. 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023. 36,7 mln euro të konfiskuara," tha Dumani. 

Duke folur në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga SPAK, Dumani theksoi se janë me standard ndërkombëtar. Dumani shtoi në fund se nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë nga SPAK. 

“Masat e sigurimit me standard ndërkombëtar. 9,7% e totalit të paraburgosur. Nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë të SPAK. 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK. Ka përfunduar gjykimi themelit për 54 çështje. Për të tjerët vijon hetimi. 79 vendime penale të formës së prerë ekzekutuar” shtoi Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll