Politike

Dumani rreshton sfidat që përballet SPAK: Presioni i jashtëm dhe mungesa e këshilltarëve ligjorë

Ndërkohë që më tej ka theksuar se mungesa e qartë ligjore e statusit të prokurorëve dhe mungesa e këshilltarëve ligjorë janë sfida të tjera që janë përballur. 

14 Prill 2025, 11:30 Nga I.A
Dumani rreshton sfidat që përballet SPAK: Presioni i jashtëm
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka rreshtuar të gjitha sfidat që është përballur SPAK nga viti 2024. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka deklaruar se sfida kryesore është presoni i jashtëm. Ndërkohë që më tej ka theksuar se mungesa e qartë ligjore e statusit të prokurorëve dhe mungesa e këshilltarëve ligjorë janë sfida të tjera që janë përballur. 

"Disa nga problematikat të janë të trashëguara ndër vite, presioni i jashtëm ndaj institucioneve gjendur mes sulmeve apo debate, mungesa e qartë ligjore e statusit të prokurorëve, mungesa e këshilltarëve ligjorë, numri i ulët i referimeve në lidhje me vepra penale, përfundimi i sistemit të ngritjes së çështjeve, me mbështetjen e palëve ndërkombëtare të realizojmë modulet, sa i takon raportimit dhe statistikave, sfidë krijimi i njësisë së analizës, nuk është ngritur, po punojmë me ndërkombëtarë sipas një modeli bashkëkohor që do t’i vijë në ndihmë institucionit, tani është koha të kemi një sistem analize, statusi i specialistit ndërlidhës, i cili trajtohet si nëpunës civil," tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll