Sport

Pirlo i bllokon llogarinë bankare çunit, ishte përfshirë në baste të paligjshme!

Vetëm në moshën 17-vjeçare, ai nuk ishte në gjendje që të hapte një tjetër llogari bankare deri sa të mbushte 18 vjeç.

13 Prill 2025, 17:00 Nga DOSJA
Pirlo i bllokon llogarinë bankare çunit, ishte përfshirë

ITALI - Andrea Pirlo u detyrua që t’ia bllokojë djalit të tij llogarinë bankare në vitin 2022, pasi atëherë adoleshenti kishte grumbulluar rreth 30 mijë euro borxhe në skandalin e basteve të paligjshme. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Milanit ishte në gjendje që ta mbyllte llogarinë bankare të djalit të tij Nicolo si kujdestar i tij ligjor.

Vetëm në moshën 17-vjeçare, ai nuk ishte në gjendje që të hapte një tjetër llogari bankare deri sat të mbushte 18 vjeç. Besohet se djali i Pirlos ka qenë i përfshirë në të njëjtat skema të paligjshme të basteve njësoj si Sandro Tonali. Ky i fundit ka vuajtur një dënim prej 10 muajsh për shkak të pjesëmarrjes në këto skema nga tetori i vitit 2023 deri në gusht të 2024.

Sipas një raportimi nga Corriere della Sera, thuhet se Nicolo Fagioli, i cili po ashtu ishte dënuar për përfshirje në këtë skemë, kishte informuar kryetarin Pietro Marinoni për problemin mes Pirlos dhe djalit të tij. Marinoni ishte pezulluar nga Shoqata e Gjyqtarëve Italianë, pasi prokurori publik i Milanos ka hapur një rast ndaj 12 lojtarëve të Serisë A. Në një bisedë në WhatsApp të datës 7 qershor 2022, Fagioli e kishte përshkruar djalin e Pirlos si ‘njërin prej nesh’ tek Marinoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll