Sport

8 tifozë të grupimit “Kuq e Zi” shoqërohen në policinë e Kosovës!

Ata kanë ngritur një pankartë që kundërshton këtë organizim, ku shkruante “FSHF JO EURO 2027 ME shkije”, disa tifozë e shfaqën të shtunën mbrëma në ndeshjen e ‘futsallit’ mes Shqipërisë dhe Danimarkës.

13 Prill 2025, 16:51 Nga DOSJA
8 tifozë të grupimit “Kuq e Zi” shoqërohen në

KOSOVE - Tifo-grupi ‘Tifoza Kuq e Zi’ vazhdon të kundërshtojë organizimin e përbashkët të Evropianit u-21 të vitit 2027 nga Shqipëria dhe Serbia. Ata kanë ngritur një pankartë që kundërshton këtë organizim, ku shkruante “FSHF JO EURO 2027 ME shkije”, disa tifozë e shfaqën të shtunën mbrëma në ndeshjen e ‘futsallit’ mes Shqipërisë dhe Danimarkës. Kjo ndeshje u zhvillua në Rahovec, ndërsa TKZ ka publikuar fotografinë në faqen e saj.

Por tifozët, tetë gjithsej, janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës për shfaqjen e asaj pankarte. Kjo bëhet e ditur nga raporti ditor i policisë. “Është raportuar se kah fundi i  ndeshjes kualifikuese në futsall, Shqipëri- Danimarkë, një grup tifozësh (tetë), të dyshuar meshkuj kosovarë,  kanë shfaqur një baner me mbishkrim ‘FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’. I njëjti është larguar nga sigurimi ndeshjes. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti nën hetime”, shkruhet në raportin e policisë kosovare.

Rasti është cilësuar si ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurim’. Ky grupim tifozësh vazhdimisht kundërshton atë që tashmë është vendosur nga UEFA. Në vitin 2027, Evropiani i u-21 do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Në ndeshjen në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec, Shqipëria u mposht 5-3 nga Danimarka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll