Sport

Atalanta rikthehet tek fitorja pas tri humbjesh, mund Bolonjën!

Në javën e 32-të të Serisë A, skuadra e Gasperinit triumfoi 2-0 në një përballje direkte ndaj Bologna-s dhe mbron vendin e tretë, duke u ngjitur në kuotën e 61 pikëve.

13 Prill 2025, 16:46 Nga DOSJA
Atalanta rikthehet tek fitorja pas tri humbjesh, mund Bolonjën!

ITALI - Pas tri humbjeve radhazi, Atalanta rikthehet te fitorja dhe rifillon garën për një vend në Champions League. Në javën e 32-të të Serisë A, skuadra e Gasperinit triumfoi 2-0 në një përballje direkte ndaj Bologna-s dhe mbron vendin e tretë, duke u ngjitur në kuotën e 61 pikëve.

Në "Gewiss Stadium", gjatë pjesës së parë, “Zonja” shënon dy herë: fillimisht me Retegui-n në minutën e 3-të dhe më pas me Pasalic në të 21-tën. Bologna rrezikoi të ngushtonte diferencën me një goditje të Ndoye, e cila devijohet në shtyllë nga portieri Carnesecchi.

Në pjesën e dytë, trajneri Italiano tentoi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes me zëvendësime, por Atalanta mbrohet me qetësi dhe karakter, duke ruajtur avantazhin dhe duke i lënë kuqeblutë jashtë zonës Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll