Aktualitet

Po lëvizte me 10 kg hashash të ndarë në pako në çantën e shpinës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Në momentin e ndalimit, shqiptari është shfaqur i shqetësuar. Kjo sjellje e tij i ka bërë oficerët të dyshojnë dhe të kryejnë një kontroll të përgjithshëm.

13 Prill 2025, 14:41 Nga r.ll

Po lëvizte me 10 kg hashash të ndarë në pako në

ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. I riu u ndalua nga policia teksa po ngiste një motoçikletë që vinte nga një provincë tjetër.

Në momentin e ndalimit, shqiptari është shfaqur i shqetësuar. Kjo sjellje e tij i ka bërë oficerët të dyshojnë dhe të kryejnë një kontroll të përgjithshëm.

Në çantën e tij të shpinës u gjetën 20 pako, të mbështjella me celofan, me hashash me peshë totale 10 kilogramë. Për këtë arsye 28-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg.

shqiptar ne itali

Sondazh

Poll