Aktualitet

Aksident në Klinë të Kosovës/ Treni përplaset me një automjet, humb jetën një person, tre të tjerë plagosen (FOTO)

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

13 Prill 2025, 14:19 Nga r.ll
Aksident në Klinë të Kosovës/ Treni përplaset me
foto ilustruese

KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni është përplasur me një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar. Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai shprehet se në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa nuk ka asnjë detaj për identitetin e viktimës.

Aksident në Klinë të Kosovës/ Treni përplaset me
pamje nga aksidenti

aksident në kosovë

Sondazh

Poll