13 Prill 2025, 13:04
Nga r.ll
foto nga kontrollet
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave për të parandaluar ndotjen akustike. Nga kontrollet e para është konstatuar një lokal që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Si pasojë ndaj këtij subjekti është vendosur një gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi.
Bëhet me dije se gjobat për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Tiranës nis kontrollet intensive për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.
Komisariatet në varësi të DVP Tiranës ka nisur zbatimin e një plani të posaçëm për monitorimin dhe matjen e nivelit të zhurmës në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Plani i masave është ndërmarrë me iniciativë nga Policia e Tiranës por gjithashtu dhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës.
Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.
Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.
Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton vijimin e kontrolleve në mënyrë të pandërprerë dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit pa pagesë 112 apo pranë komisariateve përkatëse.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit me komunitetin dhe në ofrimin e shërbimeve që garantojnë rend, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
policia e tiranes
Aktualitet
13 Prill 2025, 12:49
M.L
Policia
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale 'trafikim të arm&eu...
Aktualitet
13 Prill 2025, 12:09
M.L
Policia
LEZHË- Ditën e sotme janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë në Lezhë të cilët ishin shpallur...
Aktualitet
13 Prill 2025, 11:58
r.ll
pamje nga incidenti
TIRANË- Jozefin Marku është proceduar në gjendje të lirë pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me...
Aktualitet
13 Prill 2025, 10:23
r.ll
foto ilustruese
KUÇOVË- Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbardhje...
Aktualitet
13 Prill 2025, 10:01
r.ll
makina e djegur
GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Gjirokastër. "Range Rover...
Aktualitet
13 Prill 2025, 09:30
r.ll
nardi idrizi
GREQI- Gjykata e Athinës ka dënuar me 32 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. Ai akuzohet si ...
Aktualitet
13 Prill 2025, 08:27
r.ll
ITALI- Dy ditë më parë, anija italiane "Libra" ka sjellë në Shëngjin 40 emigrantë, të cilët janë vendosur n&...
Aktualitet
13 Prill 2025, 07:41
r.ll
arrestimi
TIRANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur në episodin e djeshëm të 'show-t' Big Brother Albania Vip. Pasi u e...
Aktualitet
13 Prill 2025, 07:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për eksportet me origjinë nga shtete të ndryshme të botës drejt BE-së, përfshirë edhe ...
Aktualitet
13 Prill 2025, 07:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sektori i prodhimit në vend po shpreson t’i kthehet rritjes nga pika e ulët në të cilën ka r&eu...