13 Prill 2025, 08:09
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
REPUBLIKA DOMENIKANE- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Domingo ka shkuar në 226, ndërsa të gjithë trupat u janë dorëzuar familjarëve të viktimave.
Çatia në klubin e natës Jet Set u shemb mbrëmjen e 8 prillit, teksa ylli i muzikës merenge Ruby Perez ishte në skenë. Ai vetë humbi jetën kur ndodhi ngjarja e rëndë.
"Ka 221 vdekje në terren zero (vendi i tragjedisë) dhe katër nga spitalet," tha Ministri i Shëndetësisë Publike Victor Atala në një konferencë për shtyp dje në mëngjes. Një grua nga Kosta Rika ndërroi jetë nga plagët e marra më vonë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 226.
Fatkeqësia, e cilësuar si tragjedia më e madhe e shekullit në Republikën Domenikane, tejkalon numrin e viktimave në zjarrin e vitit 2005 në një burg në pjesën lindore të vendit, kur humbën jetën 136 të burgosur.
Ministri deklaroi gjithashtu se “të gjithë trupat u janë dorëzuar” familjarëve të viktimave, duke i dhënë fund pritjes së tyre të gjatë jashtë morgut. Që nga e marta, dhjetëra njerëz ishin mbledhur jashtë departamentit të mjekësisë ligjore. Dje, të shtunë, turma ishte zhdukur, sipas pamjeve të transmetuara nga rrjetet televizive.
Viktimat përfshijnë një çift francez me banim në vend dhe një italian. Uashingtoni, i cili i shprehu "ngushëllimet e sinqerta" presidentit Luis Abinader, njoftoi të premten se "disa qytetarë amerikanë" ishin në mesin e të vdekurve , pa dhënë një numër specifik.
tragjedia në santo domingo
Bota
12 Prill 2025, 22:12
M.B
Foto ilustruese
OMAN- Irani ka njoftuar sot se bisedime mbi programin bërthamor të vendit që po përparon me shpejtësi janë zh...
Bota
12 Prill 2025, 21:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAQEDONIA E VERIUT- Në kuadër të hetimeve për tragjedinë në Koçan, ku humbën jet&e...
Bota
12 Prill 2025, 21:07
M.B
Dezinfektimi
EUROPA- Autoritetet në disa vende në Evropën Qendrore po punojnë për të frenuar një shpërthim të ...
Bota
12 Prill 2025, 20:47
M.B
Bill Gates, themelues i Microsoft
SHBA- Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të sh...
Bota
12 Prill 2025, 17:48
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar...
Bota
12 Prill 2025, 17:41
E. D
foto iluistruese
SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë ...
Bota
12 Prill 2025, 17:08
E. D
Milorad Dodik
SERBI- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsër...
Bota
12 Prill 2025, 16:19
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në pë...
Bota
12 Prill 2025, 12:04
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Tru...
Bota
12 Prill 2025, 11:43
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff u takua për herë të tretë kët&...