Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës/ Mediat italiane: Ja provat që u gjetën në banesën e Mark Samson, çfarë konfirmojnë ato? 

Mediat shkruajnë se në disa prej provave u gjetën si “material biologjik”, flokët, pështymë dhe gjak. Por vëmendja u përqendrua te lecka e njollosur me një material të kuq, me gjasë që përdorej për pastrimin e banesës pas vrasjes.

12 Prill 2025, 22:20 Nga M.B
Vrasja e Ilaria Sulës/ Mediat italiane: Ja provat që u gjetën
Autori dhe viktima

ITALIA- Disa nga provat se u gjetën  në banesën e Mark Samson i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula dhe trupin e saj e futi në valixhe dhe e hodhi në një shkëmb në periferi të Romës. Sipas mediave itaiane provat janë: jastëkë pis në kabinën e dushit, një njollë në murin e korridorit dhe shenjat të tjera të dyshimta në lavaman, në pjesën e pasme të karriges, në derën e makinës dhe një kuti sipër një dollapi.

Mediat shkruajnë se në disa prej provave u gjetën si “material biologjik”, flokët, pështymë dhe gjak. Por vëmendja u përqendrua te lecka e njollosur me një material të kuq, me gjasë që përdorej për pastrimin e banesës pas vrasjes. Nëse do të jetë gjak, do të konfirmohet versioni i 23-vjeçarit dhe nënës së tij, të cilët janë të dy nën hetim për fshehjen e trupit dhe kanë rrëfyer se kanë pastruar gjurmët e 22-vjeçares.

Analizat janë të nevojshme, por hetuesit po presin rezultatet e autopsisë, sepse është thelbësore të kuptohet se kur i riu e vrau Ilarinan. Ai pretendon se e goditi me thikë në fyt mëngjesin e 26 marsit, pasi i çoi mëngjesin në dhomën e tij, por versioni i tij është jo bindëse.

ilaria sula

Sondazh

Poll