12 Prill 2025, 20:54
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e konsideron mungesën e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë si në kufijtë e një emergjence kombëtare, duek kërkuar ndërhyrje nga legjislative dhe ekzekutivi. Kjo temë lidhet me fluksin e madh të punës, me mijëra dosje të prapambetura, e cila sipas Gjykatës duhet të jenë prioritet i institucioneve qendrore, për të vendosur të gjitha burimet e nevojshme në dispozicion.
Ky shqetësim ngrihet në raportin vjetor të vitit të 2024-s, të dorëzuar në Kuvend. Apeli thotë se të dhënat tregojnë se qëllimi kryesor që pati reformimi i hartës së re gjyqësore në vitin 2023 është shumë larg realizimit. Përmes këtij raporti, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm thotë se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhej të bënte më shumë përpjekje për përshpejtimin e procesit të promovimit të gjyqtarëve të rinj, si dhe shtimin e ndihmësve ligjorë, të cilat aktualisht janë vetëm 22, me një raport që nuk është as 1 për 1 gjyqtar.
Një tjetër problem për Apelin janë ambientet, mungesa e sallave të gjyqeve dhe ato për arkivën, të cilat e vështirësojnë punën për të dhënë drejtësi. Në mars të këtij viti, qeveria ka kaluar një godinë të Tatimeve për Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila synohet të vihet në përdorim dhe t’i shërbej sado pak zbutjes së problematikave.
Gjykata e mbylli vitin 2024 me një total prej vetëm 26 gjyqtarësh, 3 herë më pak nga 78 sa duhej të kishte në organikën e miratuar që në vitin 2022. E megjithatë, 9850 çështje gjyqësore u gjykuan, me një mesatare prej 534 çështjesh për gjyqtarë. Në total janë 41,700 dosje të prapambetura, të cilat, pa asnjë dosje të re, me 26 gjyqtarët aktual do të duheshin të shqyrtoheshin për 4 vjet e 3 muaj, gjithmonë sipas mesatares së vitit 2024.
drejtesia
Aktualitet
12 Prill 2025, 17:29
E. D
uji me ngjyre
TIRANË- Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar skandalin me ujin e pijshëm ...
Aktualitet
12 Prill 2025, 16:24
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësis...
Aktualitet
12 Prill 2025, 15:49
E. D
Viktima dhe Fatmir Tarellari
GREQI- Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë...
Aktualitet
12 Prill 2025, 12:13
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar H...
Aktualitet
12 Prill 2025, 11:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet se ka qëlluar me arm&eu...
Aktualitet
12 Prill 2025, 11:11
E. D
Ramiz Berisha
ZVICËR- Një krim ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. Mësohet se një 42-vje&cce...
Aktualitet
12 Prill 2025, 10:26
E. D
Natasha Rombulan
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar pesë vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun, gjyshja dhe bab...
Aktualitet
12 Prill 2025, 10:08
I.A
Arrestimet
KROACI- Katër organizata kriminale janë çmontuar në Kroaci, për shkak të zbërthimit të SKY ECC. M...
Aktualitet
12 Prill 2025, 10:08
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë. B&eum...
Aktualitet
12 Prill 2025, 09:35
I.A
Nihat Ozbek
TIRANË- Turku Nihat Ozbek, i cili u arrestua në Rinas nën dyshime si drejtues i një organizate të trafikut të her...