12 Prill 2025, 22:02
Nga M.B
Fatjon Karmeshtna dhe Sadetin Sula
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fatjon Karmeshtnës, i shpallur fajtor për vrasjen e një gruaje në Melgushë të Shkodrës, në prill të vitit 2016. Ai është dënuar në të tre shkallët e gjyqësorit për vrasjen e Suela Sulës, bashkëshortes së Sadetin Sulës, pronar i mobilerisë ku Karmeshtna punonte. Krimi, sipas vendimeve gjyqësore, është kryer me urdhër të Sadetin Sulës.
Para Gjykatës Kushtetuese, ai kërkoi shfuqizimin e tre vendimeve gjyqësore, duke pretenduar se gjykatat e mëparshme nuk kishin kryer hetim të plotë dhe të gjithanshëm, se kishin injoruar prova të kërkuara prej tij dhe se vendimet ishin bazuar në prova të paqena dhe të pa mbledhura sipas ligjit. Në shqyrtimin paraprak të ankimit, një kolegj prej tre anëtarësh i Gjykatës Kushtetuese konstatoi se pretendimet e Karmeshtnës për cenim të të drejtave kushtetuese ishin të pabazuara.
Si ndodhi vrasja?
Më 18 prill të 2016 Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën, në tualetin e mobilerisë së saj me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula. Në provat kundër tij ishte edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohej se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin për vrasjen. Ata flisnin me njëri-tjetrin, pasi dyshonin se Sula Sula tradhtonte burrin e saj. Sadedin Sula kishte frikë se gruaja e saj mund të ndahej nga ai dhe i merrte gjysmën e pasurisë.
Fatjon Karmeshtna u arrestua në vitin 2018, gati dy vjet pas ngjarjes, kur Suela Sula u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë në pronësi të bashkëshortit të saj, Sadetin Sula. Fillimisht, dyshimet u përqendruan vetëm te biznesmeni, por hetimet zbuluan se ai ishte organizatori i krimit.
fatjon karmeshtna
Aktualitet
12 Prill 2025, 20:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e konsideron mungesën e gjyqtarëve në...
Aktualitet
12 Prill 2025, 17:29
E. D
uji me ngjyre
TIRANË- Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar skandalin me ujin e pijshëm ...
Aktualitet
12 Prill 2025, 16:24
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësis...
Aktualitet
12 Prill 2025, 15:49
E. D
Viktima dhe Fatmir Tarellari
GREQI- Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë...
Aktualitet
12 Prill 2025, 12:13
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar H...
Aktualitet
12 Prill 2025, 11:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet se ka qëlluar me arm&eu...
Aktualitet
12 Prill 2025, 11:11
E. D
Ramiz Berisha
ZVICËR- Një krim ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. Mësohet se një 42-vje&cce...
Aktualitet
12 Prill 2025, 10:26
E. D
Natasha Rombulan
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar pesë vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun, gjyshja dhe bab...
Aktualitet
12 Prill 2025, 10:08
I.A
Arrestimet
KROACI- Katër organizata kriminale janë çmontuar në Kroaci, për shkak të zbërthimit të SKY ECC. M...
Aktualitet
12 Prill 2025, 10:08
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë. B&eum...