Politike

“Shkodra porta e Evropës në Shqipëri”/ Beci: PS merr 5 mandate! Fitorja do të jetë më e madhe se ajo e 2023

Gjatë hapjes zyrtare të fushatës së PS në sheshin “Skënderbej”, Beci u shpreh i bindur se PS do të marrë 5 mandate në këtë qark.

12 Prill 2025, 13:11 Nga E. D
“Shkodra porta e Evropës në Shqipëri”/ Beci: PS merr
Benet Beci

TIRANË- Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Benet Beci gjatë fjalës së tij tha se Shkodra është porta e Evropës në Shqipëri. Gjatë hapjes zyrtare të fushatës së PS në sheshin “Skënderbej”, Beci u shpreh i bindur se PS do të marrë 5 mandate në këtë qark. Bevci gjithashtu theksoi se fitorja do të jetë më e madhe se ajo e 2023.

"Fitorja do të jetë më e madhe se ajo e 2023. Ne besojmë shumë se me ato që janë bërë, me investimet që sot po kryhen në Shkodër, Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi. Shkodra është porta e Evropës në Shqipëri. Dhe ne me premtimet që kemi dhënë dhe punën që po bëhet, kemi provuar që një bashkëpunim i pushetit vendor dhe atij qendror është kyçi i suksesit," tha Beci. 

benet beci

Sondazh

Poll