Sport

Guardiola paralajmëron: “Do ta shihni kur të kthehet Rodri, do ta shihni…”

Trajneri spanjol foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Crystal Palace.

12 Prill 2025, 12:30 Nga DOSJA

Guardiola paralajmëron: “Do ta shihni kur të kthehet Rodri, do

ANGLI - Manchester City i Pep Guardiolës po kalon një kohë shumë të errët. Nga fitimi i Ligës së Kampionëve tek lufta për një vend në “Top 4”-shen e Premier League.

Dëmtimi i Rodrit ka ndikuar tek ‘blutë e qiellit’. “Do ta shihni kur do të kthehet Rodri, do të shihni...”, tha trajneri katalanas duke qeshur dhe me ton kërcënues. 

Fituesi aktual i “Topit të Artë” pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë. Kjo do të thoshte se e gjithë fushata aktuale ishte e humbur. Një goditje e fortë që City nuk ka mundur ta asimilojë. Rezultatet janë provë për këtë. Dëmtimit që po kalon mesfushori spanjol po i vjen fundi dhe së shpejti do ta shohim me pantallona të shkurtra.

Jo vetëm që dëmtimi i Rodrit ka qenë një goditje për Pepin, por gjatë gjithë sezonit ‘Qytetarët’ kanë pasur një infermieri të plotë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Crystal Palace (13:30), një gazetar e pyeti menaxherin nëse kishte lëndime të tjera.

"Për momentin, jo. Epo, Phil Foden është i dyshimtë për nesër për shkak të dëmtimit që mori në Old Trafford. Pjesa tjetër janë mirë, përveç Haaland, Akanji, Stones dhe Aké. Dhe Rodri, më fal," përfundoi Pep. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll