Bota

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad/ Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

Nga 13 të dyshuarit, dhjetë janë në paraburgim, dy të tjerë janë në arrest shtëpiak, dhe njëri prej tyre është ish-drejtoresha e përgjithshme e “Infrastrukturës hekurudhore të Serbisë” Jelena Tanaskovic.

11 Prill 2025, 12:03 Nga DOSJA
Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad/ Gjykata e Lartë jep sot vendimin
pamje nga tragjedia

SERBI- Gjykata e Lartë në Novi Sad do të shpallë ditën e sotme vendimin për aktakuzën që u ngrit kundër 13 personave për tragjedinë në Novi Sad. Nga 13 të dyshuarit, dhjetë janë në paraburgim, dy të tjerë janë në arrest shtëpiak, dhe njëri prej tyre është ish-drejtoresha e përgjithshme e “Infrastrukturës hekurudhore të Serbisë” Jelena Tanaskovic.

Aktakuzën e ka ngritur Prokuroria e Lartë Publike në atë qytet në fund të vitit të kaluar. Ish-ministri i Ndërtimit, Goran Vesiq, po mbrohet nga liria, pasi pas disa ditësh qëndrimi në paraburgim, gjykata ia hoqi masën e paraburgimit, duke pranuar ankesën e mbrojtësit të tij.

Aktakuza është ngritur kundër JT ish-ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të “Infrastrukturës hekurudhore të Serbisë”, GV ish-ministër në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, AD ish-nëndësministrit në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës dhe N.Š. të ish-drejtorit të përgjithshëm të “Infrastrukturës hekurudhore të Serbisë” për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Në aktakuzë janë përfshirë edhe SN projektuesi përgjegjës i strukturës së ndërtimit, MJ kryeprojektuesi i projektit paraprak, Lj.MM kryeprojektuesi i projektit për lejen e ndërtimit, MS raportuesi për ndërtimet e Komisionit Republikan të Revizionit, JSM personi përgjegjës për kontrollin teknik, ZSM dhe DJ personat përgjegjës për kryerjen e punëve të ndërtimit, DG për kryerjen e punimeve profesionale, MS. 

Me rënien e tendës më 1 nëntor të vitit të kaluar, 14 persona vdiqën në vend dhe tre u plagosën rëndë, dy prej të cilëve më vonë u nënshtruan plagëve të marra.

serbi

Sondazh

Poll