10 Prill 2025, 17:58
Nga E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e sotme një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ajo që po ndodh me turizmin është përtej të gjitha pritshmërive të shumëkujt. Sipas tij duket qartë që falë angazhimit maksimal, turizmi ka transformuar imazhin e Shqipërisë dhe se sot priten më shumë se trefishi i vizitorëve të huaj krahasuar me një dekadë më parë. Kryeministri më tej theksoi se po përgatiten instrumente të reja për digjitalizimin e të dhënave në turizëm dhe një strategji të qartë deri në vitin 2030.
"Ajo që po ndodh me turizmin është përtej të gjitha pritshmërive të shumëkujt. Ishim tërësisht të pazbuluar, por jemi edhe një vend që kemi një potencial akoma të madh që të rritemi në funksion të të gjitha të mirave që vijnë nga kjo rritje, të punësimit, të rritjes së pagave në sektorin e turizmit që duhet thënë se janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Sot kemi rreth 40 hotele që janë me brende të mëdha ndërkombëtare me pesë yje.
Kemi një volum projektesh në vazhdim që janë një gjeneratë tjetër e turizmit e arkitekturës e të kuptuarit të cilësisë dhe e volumit financiar që është përgatitur të investohet në Shqipëri nga investitorë vendas dhe të huaj. Edhe volumi i investimeve të qeverisë dhe bashkive është rritur në funksion të turizmit dhe do të vazhdojë të rritet. Megjithatë duhet ta kemi të qartë se jemi akoma në një moment të brishtë. Nëse nuk investojmë në drejtimet e duhura mund ta humbim këtë volum. Për ta mbajtur këtë volum dhe për ta rritur në mënyrë të qëndrueshme duhet të jemi të qartë çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe çfarë duhet të bëjë shteti. Dhe tani është koha që sektori privat cdo qindarkë ta investojë në cilësi”, tha Rama.
edi rama
Politike
10 Prill 2025, 17:18
foto ilustruese
SHBA- Në një lëvizje të rëndësishme dypartiake, senatorët amerikanë Thom Tillis (R-NC) dhe Jeanne S...
Politike
10 Prill 2025, 16:23
M.B
Markus Söder (CSU), Friedrich Merz (CDU), Lars Klingbeil
GJERMANIA- Kryeministri Edi Rama ka vendosur në qendër të fushatës s...
Politike
10 Prill 2025, 16:26
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në portin e Durrësit në ceremoninë e ankorimit të anijes muze A...
Politike
10 Prill 2025, 16:10
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin koman...
Politike
10 Prill 2025, 16:13
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se Policia e Sht...
Politike
10 Prill 2025, 15:49
M.B
Ulsi Manja
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë nën masën "arrest në burg", u shfaq në...
Politike
10 Prill 2025, 15:57
E. D
Albin Kurtit
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa...
Politike
10 Prill 2025, 15:41
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Tiran&eu...
Politike
10 Prill 2025, 15:32
M.B
Tedi Mula
TIRANA- Kandidat i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula ka bërë një postim...
Politike
10 Prill 2025, 15:14
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e përurimit t...