Sport

Ngjarje për çmimin Emmy… Një legjendë e Liverpoolit flet me vajzën e tij në telefon live, në një emision të CBS-së: "A jeni mirë? Unë jam në TV"...

Jamie Carragher duhej të sqaronte, se vajza e tij, Mia, I telefonoi për ta pyetur se ku ishte nëna e saj.

10 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA

Ngjarje për çmimin Emmy…  Një legjendë e

ANGLI - Jamie Carragher, mbrojtësi legjendar i Liverpool-it, i cili aktualisht është i suksesshëm si komentues televiziv, u kap duke bërë një telefonatë live me vajzën e tij 20-vjeçare Mia.

Ngjarje për çmimin Emmy…  Një legjendë e

Ngjarja ka ndodhur teksa komentohej ndeshja e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Aston Villa, në programin CBS, ku ish-futbollisti bashkëpunon me Kate Scott, Micah Richards dhe Thierry Henry.

Në mes të programit, telefoni i Carragher-it ra, për habinë e kolegëve të tij. "Zoti im, ky është një mëkat i rëndë i televizionit! Kush është, kush është?" komentoi Kate Scott.

Ngjarje për çmimin Emmy…  Një legjendë e

Carragher zbuloi se ishte vajza e tij, përpara se t'i përgjigjej telefonit dhe ta përshëndeste, duke i thënë: "Përshëndetje, e dashur, je mirë? Unë jam në TV."

“Epo, kjo është për çmimin Emmy”, tha Kate Scott me shaka…

Mia Carragher i telefonoi babait të saj për ta pyetur për nënën e saj: "Nuk e kisha idenë se ishe në TV".

Jamie Carragher duhej të sqaronte, se vajza e tij, Mia, I telefonoi për të pyetur se ku ishte nëna e saj.

Ngjarje për çmimin Emmy…  Një legjendë e

"Nuk e di, jam në Londër zemër, jam në studio", i tha ish-futbollisti vajzës së tij. "O Zot, më vjen shumë keq. Nuk e kisha idenë", kërkoi falje vajza e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll