Insights

Pse opozita ndjehet e përgjuar, kur flitet për ndërhyrjen ruse?

12 Mars 2019, 19:05 Nga DOSJA
Pse opozita ndjehet e përgjuar, kur flitet për ndërhyrjen ruse?

Shërbimi Informativ Shtetëror ka një dosje për ndërhyrjen ruse në Shqipëri, dhe përpjekjen për të ndikuar në ngjarjet politike, në shtyp dhe në investime. Një përmbledhje e raportit i është paraqitur Komisionit parlamentar të Sigurisë, natyrisht pa detaje, por si problematikë.

Shërbimi ynë informativ, nuk është se është shquar për ndonjë aftësi zbuluese, por në rastin e interferencave të huaja, siç janë elementët terroristë të ISIS, apo ndërhyrjet ruse, ka asistencë të fortë perëndimore, dhe kryesisht amerikane, për të mos thënë që është një lloj grupi i gatshëm i tyre.

Raporti i SHISH nuk është përdorur politikisht nga shumica në pushtet. Edhe pse shumë veprimtari politike të opozitës, kanë pasur vëmendje të tepëruar ruse, kjo është marrë më shumë si militantizëm i këshilltarëve të Bashës, apo blogereve mediokre, që punojnë dhe për blogje ruse, dhe për të, se sa një interes serioz rus.

Nuk është përdorur politikisht as ndonjë fakt që ka pas të bëjë me njerëz shumë të afërt të Bashës, që u është verifikuar dhe emir në borderonë ruse, derisa Basha është detyruar t’i largojë nga puna.

Mbi të gjitha, nuk është keqpërdorur fakti që Lulzim Basha është nën hetim në SHBA dhe Skoci për financimin rus të PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, për të cilin kanë ardhur dy fletë porosi për t’u përgjigjur para Prokurorisë sonë.

Pra, nuk ka asgjë politike në atë që quhet ndërhyrje ruse në Shqipëri, në raport me opozitën. Së paku, qeveria nuk ka bërë asnjë akt të tillë.

Por ajo që po ndodh, është një agresivitet i lartë ndaj raportit të SHISH, sa gjithë enturazhi politik dhe mediatik i Bashës, beson më shumë rusët, se sa Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

D.m.th, është aq i lartë shqetësimi që ka krijuar raporti i SHISH, sa dhe rusët nuk po protestojnë kaq shumë sa opozita për këtë raport.

Shqipëria nuk është në luftë me Rusinë. As nuk e ka atë një vend armik në strategjinë e saj të sigurisë kombëtare. Shqipëria është një vend nën influencën e Perëndimit dhe SHBA, dhe kur flitet për ndërhyrje ruse në Shqipëri, kihet parasysh përpjekja për të zëvendësuar axhendën perëndimore me atë ruse, dhe dëmtimin dhe të interesit perëndimor në Shqipëri.

Ndaj acarimi i opozitës nga raporti i SHISH, në këtë pikë lë shije të hidhur, pasi duken se ndjehen të survejuar nga SHISH në këtë çështje, ndërkohë që ai bën fjalë për ndikim rus.

Në SHBA, presidenti Trump dhe ekipi i tij elekotral, u vunë nën akuzë nga institucionet e hetimit për ndikimin rus gjatë fushatës, dhe ky hetim vazhdon çdo ditë, edhe pse ata nuk e pranojnë. Hetimi ka avancuar dhe disa personalitete të rëndësishme të ish- ekipit të tij, mes të cilëve dhe dikush afër Lulzim Bashës, tani po përballen me drejtësinë, ndërkohë që presidenti vazhdon normalisht detyrën.

Detyra e shërbimeve inteligjente është e ndarë nga axhenda politike dhe detyra e tyre është të ruajnë shtetin, ndërsa e politikës të marrë, ose mbrojë, pushtetin.

Në këtë pikë SHISH, nuk është përzier në politikë, por ka një dosje të tij për aq sa ai vlerëson, për ndërhyrje ruse në Shqipëri.

Të acarohesh nga ky fakt, do të thotë të acarohesh pse hetohet Rusia në Shqipëri, dhe kjo është tepër, dhe sikur të jesh nga Moska. Akoma më keq, të acarohesh nga ky fakt, do të thotë se ndjehesh i hetuar dhe je gati ti besosh më shumë asaj që thotë Rusia, se asaj që thotë SHISH.

Dhe kjo pastaj s’ka më nevojë për dosje të SHISH, se flet vetë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione lulzim basha pergjimet e pd raporti i shish shërbimi informativ shtetëror lulzim basha pergjimet e pd raporti i shish shërbimi informativ shtetëror

Sondazh

Poll

Insights 12 Mars 2019, 18:29

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotës...

Insights 12 Mars 2019, 15:01

Stuhia që po vjen 

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e k...

Insights 12 Mars 2019, 06:26

Propaganda vazhdon!

Me mashtrime nuk rregullohet imazhi i policise o gjeneral! E hic me pak me veprimet e atyre drejtuesve te policise qe per fat te keq perdoren politikishte sipas...

Insights 11 Mars 2019, 17:33

Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin

Ka një sërë paradoksesh sot, në enturazhin mediatik të Lulzim Bashës, i cili për ironi të fatit është në shumicë një brez gazetarësh të majtë, që tentojnë të ev...

Insights 10 Mars 2019, 19:11

Rama në Fier: PPP e RRR

Në kronikën e vetëpregatitur nga Rama tek vizitonte punimet në incinerator shumëkush do te mbaj mend gjatë belbezinet e Rames: “PPP e RRR “.Në momentin që dëgjo...

Insights 10 Mars 2019, 13:36

Punë të mbarë deputetit Roshi

Ndër deputetët e rinj, që sapo bënë betimin dhe zunë vendet bosh, të  lëna nga  PD dhe LSI në Parlament, është edhe Profesor Enver Roshi. E njoh prej tridhjetë ...