Bota

Ministrja gjermane Luhrmann: Dodik i rrezikshëm, po bllokon reformën dhe po e çon vendin drejt izolimit!

Ajo shtoi se kishte marrë shumë mesazhe solidariteti, përfshirë nga qytetarë të Banja Lukës, që e kishin distancuar veten nga veprimet e Dodikut.

10 Prill 2025, 08:16 Nga N.F
Ministrja gjermane Luhrmann: Dodik i rrezikshëm, po bllokon reformën
Luhrmann

GJERMANI- Ministrja gjermane e shtetit për Europën, Anna Lührmann flet për kërcënimet në Republika Srpska. Ajo kritikon politikën përçarëse dhe anti-europiane të Dodikut. Gjatë një vizite zyrtare në fillim të prillit në njësinë autonome serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Srpska, Anna Lührmann (Të Gjelbrit), ministre shteti për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, u përball me kërcënime serioze nga përfaqësues të presidentit nacionalist Milorad Dodik.

Fillimisht iu ndalua në mënyrë joformale e drejta për të hyrë sërish në territorin e Republika Srpskas, më pas u kërcënua se nuk mund t'i garantohej siguria dhe në fund, autoritetet kërcënuan me përdorim force nëse ajo nuk largohej menjëherë.

"Na u tha se duhet të largoheshim menjëherë, përndryshe do të përdorej dhuna,” tha Lührmann në një intervistë zhvilluar për Deutsche Welle-n nga korrespondentja, Tina Gerhäusser. Vizita ishte pjesë e një turneu diplomatik për të mbështetur perspektivën e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në Bashkimin Evropian.

Sinjal për Brukselin dhe Berlinin

Lührmann e cilësoi incidentin si një sulm ndaj vlerave evropiane: "Të trajtosh në këtë mënyrë një përfaqësuese të një vendi partner si Gjermania është shenjë dobësie,” tha ajo. Ajo shtoi se kishte marrë shumë mesazhe solidariteti, përfshirë nga qytetarë të Banja Lukës, që e kishin distancuar veten nga veprimet e Dodikut. "Kjo nuk është Bosnja e vërtetë,” i kishin shkruar disa.

Dodik i izoluar – dhe provokues

Sipas Lührmann, Dodik po bllokon reformën dhe po e çon vendin drejt izolimit. Kundër tij ekziston një urdhër arresti nga autoritetet e Bosnjës, për shkak të refuzimit për të dalë në seanca dëgjimore mbi veprimet e tij për ndarjen e territorit dhe ndryshimin e kushtetutës. "Presim që autoritetet vendore të veprojnë. EUFOR nuk është përgjegjëse për këtë sipas mandatit të tij”, tha ministrja. 

Asnjë mundësi për bashkim me Serbinë

Lührmann përjashtoi kategorikisht mundësinë që Republika Srpska të bashkohet me Serbinë: "Do të ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, me kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve. Edhe në parlamentin e tij nuk ka shumicë për këto plane.”/ DW

luhrmann dodik

Sondazh

Poll